Berisha per shendetesine Me teper aftesi menaxheriale
“Shëndetësia në Shqipëri ka shënuar progres, por ende ka probleme që kërkojnë zgjidhje. Aftësitë menaxheriale në këtë sektor, janë ende shumë larg vendeve të BE-së”- kështu u shpreh kryeministri, Sali Berisha gjatë konferencës për prezantimin e programit të USAID për shëndetsinë në vendin tonë.
Lufta ndaj korrupsionit mbetet një pikë tjetër që qeveria do të vazhdojë ta luftojë, e ndërkohë ka kërkuar që të vendoset nje bashkëpunim mes sektorit publik dhe privat.
“A jemi aty ku duhet? Nuk jemi. Nuk kemi zhvilluar aftësitë menaxheriale. Problemi është se fuqitë, kapacitetet tona menaxheriale, me keqardhje e them, nuk janë 50 % e kapaciteteve manaxheriale të vendeve të zhvilluara anëtare të BE-së. Ne duhet t’i zhvillojmë këto aftësi me shpejtësi”- tha kryeministri Berisha.
I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë dhe ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, i cili tha se USAID do të vazhdojë ta mbështesë shëndetësinë shqiptare. Ai u shpreh se duhen më shumë fonde për këtë sektor, ndërkohë që edhe qeveritaret, në vizionin e tyre për të ardhmen duhet të mendojnë më shumë për të.
Gjatë kësaj konference, vetë kryeministri Berisha u shpreh se reformat në shëndetësi gjatë këtyre viteve, kanë ulur ndjeshëm vdekshmërinë foshnjore në vend, e cila vite më parë krahasohej me disa vende të Afrikës, ndërkohë që vdekshmëria amëtare është drejt zeros.
Edlira Sulejmani