E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Zvicra, 42-vjeçari Armando Bujar

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, është kryer ekstradimi nga Zyrihu, Zvicër, drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Armando  Begaj, 42 vjec.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e rrethit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet burg për kryerjen e veprave penale të "vrasjes me dashje" dhe "vrasjes me dashje e mbetur në tentativë".
 

Ngjarja për të cilën ky shtetas është deklaruar fajtor ka ndodhur në vitin 2001, ku i ekstraduari Armando Begaj ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin Esat Kamberi dhe ka tentuar të vrasë dy shtetas të tjerë.
 

Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›