PR hap fushaten Mediu Votat tona per Bashen

Ndryshe nga çeljet e tjera të fushatës, republikanët kanë hapur fushatën me nota festive përmes muzikës shqiptare. Fjalën e parë në këtë ceremoni republikanët ia kanë lejuar kandidatit të të djathtëve për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, i cili përçoi gjithashtu mesazhin e një qeverisje vendore në kryeqytet pa ndasi politike.
“Dje u mbajt një fjalim nga kryetati në detyrë i bashkisë, i cili nga podiumi vazhdoi të fliste për të shkuarën. Unë dua të flas për të ardhmen. Për mua, e para është Tirana. Të parët jeni ju”- tha kandidati i demokratëve, Lulzim Basha.
Kreu i republikanëve kërkoi votat për koalicionin e djathtë në tetë maj, si koalicioni për një Tiranë dhe Shqipëri evropiane.
“Ky shekull ka ofruar mundësi të jashtëzakonshme me njerëz si zoti Basha. Me njerëz si zoti Basha, ky shekull është kthyer në shekullin e shqiptarëve. Të shkojmë në 8 maj për të filluar një rrugë të re me zotin Basha, kryetar të bashkisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë”- tha kreu i republikanëve, Fatmir Mediu.
Rovena Moçka