E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e makinave problem per policine e Tiranes

Ndonese policimi ne komunitet prej kohesh tashme aplikohet gjeresisht si nje bashkepunim mes qytetarit dhe uniformave blu, serish kryeqyteti kap statistika te larta kriminaliteti. Strukturat e zbatimit te ligjit per periudhen Janar- Mars te ketiij viti perballen gjithmone e me shume me fenomenin e vjedhjeve dhe ate te aksidenteve rrugore, shifrat e te cilave tregojne nje rritje te numrit te aksidenteve nga njera ane dhe zbulueshmeri ne masen 10% per vjedhjet nga ana tjeter.

“Vjedhje të automjeteve janë evidentuar 106, zbuluar 11 ose 10% e tyre. Objektivi në këtë fushë nuk është realizuar. Rezultatet pothuajse janë të njëjta me atë të periudhës të parë të vitit 2010. Në reduktimin e numrit të aksidenteve rrugore me apsoja të rënda kemi masën 4%. Gjatë këtij 3 mujori numri i aksidenteve rrugore me pasoja të rënda është në 20 raste. Shifra që parashikohet deri në fund të këtij viti tregon se kemi realizuar objektivin dhe jemi në një reduktim të plotë të përafërt të aksidenteve prej masës 1% më shumë se objektivi vjetor” tha Gjergji Jorgo, nendrejtor i policise.

Krahas kesaj, policia e kryeqytetit ka arritur te ule ndjeshem numrin e krimeve te renda. Vetem ne Tirane pergjate ketyre tre muajve eshte rritur me 5% numri i zbulueshmerise, kjo dhe si pasoje e bashkepunimit te qytetareve dhe me uniformat blu.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›