Dritan Caka zgjidhet anëtar i KLD-së

Konferenca gjyqësore ka zgjedhur gjyqtarin Dritan Caka si anëtarin më të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Sipas informacioneve të fundit, hjyqtari në Gjykatën e Lushnjes Caka ka marrë 165 vota në mbledhjen e konferencës gjyqësore.
Ndërkohë, për anëtarin e dytë të KLD-së do të bëhet një votim tjetër pasi ka balotazh mes dy kandidatëve Valbon Cekrezi dhe Hysen Saliko.
Ndërkohë gjatë mbledhjes së sotme të konferencës gjyqësore janë zhvilluar zgjedhjet për të plotësuar dy vendet të lëna vakante në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.