E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata e 8 majit Topi Mos genjeni ofroni zgjidhje. Volfart Jo votimit familjar

Presidenti Topi u kërkon kandidatëve të 8 majit të mos sulmojnë kundërshtarin, por të përballen me qytetarët. Në ditën kur zyrtarisht staron fushata zgjedhore, kreu i shtetit, duke shfrytëzuar një takim me studentët që votojnë për herë të parë, u kujtoi partive se mbajnë përgjegjësi direkte për suksesin ose dështimin e lokaleve.

“Unë do të sugjeroja që komunikimi nuk ka nevojë të jetë midis kandidatëve. Ai që është i zgjuar dhe praktik në politikë duhet të dijë ta spostojë komunikimin te qytetarët. Në jetën time politike nuk jam marrë ndonjëherë me kundërshtarin dhe nuk e kam fyer ndonjëherë atë. Është në përgjegjësinë totale të partive politike të garantojnë një proces të rregullt që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme”- tha presidenti Topi.

Më herët në krah të ambasadorit Volfart, Bamir Topi në përfundim të konferencës së OSBE-së për rritjen e rolit të grave në qeverisje apeloi për fushatë të qetë, ku partitë të ofrojnë zgjidhje.

“Apeloj aktorët politikë për sjellje qytetare dhe të përgjegjshme dhe që të ndihmojnë që zgjedhjet të ofrojnë zgjidhje. Klima e konfliktualitetit politik në momente gati-gati ekstreme ka krijuar probleme mjaft serioze” - theksoi presidenti.

8 prilli është shfrytëzuar dhe nga shefi i misionit të OSBE-së për të apeluar për fuqizimin e rolit të grave në këto zgjedhje si dhe elminimin e votimit familjar.

“Zgjedhjet për qeverinë vendore të 8 majit do t’i japin mundësi publikut të shohë se sa e madhe do të pjesëmarrja e votuesve gra. Do të jetë me shumë interes jo vetëm për ODIHR-in, që të vëzhgojë se sa do të jenë në gjendje gratë të votojnë individualisht dhe në fshehtësi duke eleminuar praktikën e votimit familjar”- tha kreu i misionit të OSBE-së në Tiranë Eugen Volfart.

Ndonëse 8 prilli është de jure dita zyrtare e nisjes së fushatës, de fakto partitë e kanë nisur atë muaj më parë.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e premte , 08 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›