E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcat politike nuk ndryshojne qendrim per 21 janarin

Forcat kryesore politike vazhduan sot ne Tirane shkembimin e akuzave te ndersjellta lidhur me ngjarjet e dhunshme te 21 janarit. Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot ne mbledhjen e grupit parlamentar se sapo ka deshtuar nje grusht shteti i cili i dha nje goditje te rende procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Kryeministri Berisha tha se pucistet ushtruan nje dhune te eger ndaj forcave te rendit por aventura te tilla nuk do te realizohen kurre sepse kushtetuta dhe institucionet e Shqiperise jane te pacenueshme sepse ajo eshte antare e NATO-s. Kryeministri Berisha tha se PD e respekton opoziten dhe Partine Socialiste dhe eshte e gatshme per cdo dialog nderkohe qe pucistet do te marrin denimin e merituar. Ai e quajti te pamotivuar kerkesen e prokurorise per te arrestuar drejtuesit kryesore te Gardes Kombetare.

Ne kemi respektuar dhe do te respektojme opoziten me vendosmeri te madhe natyrisht jemi te hapur per cdo dialog por kjo pasi pucistet te marrin ndeshkimin e merituar ligjor. Ne nuk konfondojme nje grup pucistesh me Partine Socialiste. Mbetemi te palekundur ne vleresimin e madh per socialistet qe denojne dhunen qe nuk i lidh asgje ne projektin e tyre me nje puc dhe qe kane ardhur me qindra here kane protestuar dhe do protestojne para dyerve te kryeministrise pa u hyre dhe nje gjemb i vetem ne kembe - tha zoti Berisha. Ai tha se hetimi i ngjarjeve nga komisioni i posacem parlamentar do te jete transparent dhe i pavarur.

Nderkaq opozita zhvilloi po ashtu nje tjeter mbledhje te grupit te deputeteve socialiste. Sipas deputetit te PS Saimir Tahiri ne kete mbledhje u vendos qe ti kerkohet Gjykates Kushtetuese qe te shpalle antikushtetues komisioni hetimor patlamentar qe po funksionon vetem me pjesemarrjen e deputeteve te shumices. Partia Socialiste njoftoi po ashtu rifillimin e protestave dite e premte per te kerkuar zgjedhje te parakohshme.

Kete te premte populli opozitar do te jete perseri ne rruget e protestet. Demonstrata e se premtes do te kete nje forme krejtesisht tjeter. Deputetet e Grupit parlamentar te Partise Socialiste sapo firmosen kerkesen per shpalljen antikushtetues te komisionit hetimor te ngritur nga Saliu per te penguar drejtesine te beje drejtesi duke dhunuar Presidentin e Republikes Prokuroren e Pergjithshme Drejtorin e Sherbimit Informativ dhe vete opoziten. Ne nuk do te terhiqemi asnje milimeter pa u dorezuar 6 komandantet e Grades dhe pa rikthyer Policine e Shtetit ne kornizen e ligjit. Popullit shqiptar i ka lindur e drejta te mbroje Kushtetuten dhe veten nga nje grusht shteti brenda shtetit te cilit ne do i kunderveme te gjithe fuqine e rezistences sone paqesore - tha zoti Tahiri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›