Berisha përgatit antimitingun, festë më 8 dhjetor
Autori i Lajmit: Suela Topi
Kryeministri Sali Berisha ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë për ultimatumin e vënë nga Partia Socialiste lidhur me hapjen e kutive të votimit. Por duket se ai ka gjetur të njëjtën mënyrë për të dhënë përgjigje për këtë kërkesë, atë të mbledhjes në shesh. Berisha pohoi dje gjatë mbledhjes të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike se më 8 dhjetor do të jetë festa e demokratëve në shesh për të përkujtuar rrëzimin e atij që Kryeministri e konsideroi si Muri shqiptar i Berlinit. Kjo do të thotë se festa e demokratëve, më 8 dhjetor, do të zhvillohet vetëm 3 ditë pas protestës së ardhshme të opozitës. Me festimin e 8 dhjetorit, kryeministri Berisha i dha edhe një mesazh tjetër indirekt opozitës dhe synimit të saj për zgjedhje te parakohshme.
Deklarata
“Këtë vit, Evropa dhe bota festoi 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Shqipëria nuk e kishte 20-vjetor, por 19-vjetor, sepse tek ne, rrëzimi i Murit të Berlinit ndodhi një vit më vonë, për arsye se klika në pushtet ishte e tipit më të egër, më barbare, më mizore. Në rast se rikthehemi pas, tek vitet 90, kur “Murin e Berlinit” në Tiranë e rrëzuan mijëra e mijëra djem e vajza të rinj që u futën në ambasada, vërehet se e vërteta është që nomenklatura e atëhershme ia doli ta rivendosë atë. Në memorien e kombit mbetet i paharruar mitingu i organizuar për të dënuar heronjtë e vërtetë të asaj lëvizjeje liberatore. Por, kjo ishte e përkohshme, sepse murin do ta fshihnin nga faqja e dheut studentët e Universitetit të Tiranës, në dhjetor të vitit 90, më 8 dhjetor, të cilët me demonstratat e tyre të fuqishme do të sillnin shembjen përfundimtare të Murit të Berlinit dhe do të hidhnin në koshin e plehrave të historisë, përmes një procesi demokratik, udhëheqjen staliniste të asaj kohe”, - kujtoi në këtë mënyrë kryeministri ngjarjet e viteve 90 duke larguar vëmendjen nga protesta e opozitës. Për këtë arsye, shtoi ai, 8 dhjetori, do të jetë festa e shembjes së “Murit të Berlinit”, në Tiranë. “Ajo do të jetë një festë e madhe, një festë në të cilën do të marrë pjesë e gjithë Shqipëria. Do të jetë një festë për Evropën, për aspiratën tonë evropiane, e cila mori më 16 nëntor të këtij viti, thirrjen e të gjitha vendeve anëtare të BE. Vendimi i 16 nëntorit është vendimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Pra, në qoftë se dje, para këtij vendimi, çështjet dhe marrëdhëniet kontraktuale kanë qenë në kuadrin e asociimit, tashmë kemi të bëjmë me procesin e anëtarësimit”, - tha ai. Po me kaq krenari, pohoi Kryeministri do të festohet dhe anëtarësimi i vendit tonë në NATO. “Kjo është festa e parë që i gjen shqiptarët dhe Shqipërinë me idealin euroatlantik të realizuar. Pasi shembëm “Murin e Berlinit”, historia na dha mundësi që të shndërrojmë në realitet këtë ëndërr të madhe. Kjo ndodhi për faktin e thjeshtë se ne besonim realisht tek kjo ëndërr dhe ne e realizuam atë. Kështu që ky 8 dhjetor, idealin evropian, idealin euroatlantik, e gjen më të fuqishëm se kurrë në Shqipëri. Ndaj do të jetë një festë e madhe, një festë e cila synon jo vetëm nderimin për atë që është bërë dhe për atë që është arritur, por më shumë nxisim horizontin e ri që duhet të kapim deri në 28 qershor të vitit 2013, në të cilin shqiptarët, me sa duket, do të votojnë edhe një herë për këtë mazhorancë. Këta janë të gjithë treguesit”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 24/11/2009