Kushtetuesja dhe ILDKP përfitojnë një milion lekë më shumë fonde
Autori i Lajmit: Redaksia
Komisioni i Ligjeve ka zhvilluar dje një seancë dëgjimore dhe me përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese dhe të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Gjatë prezantimit të pretendimeve nga ana e Gjykatës Kushtetuese, sekretari i Përgjithshëm i saj, Kujtim Osmani, theksoi nevojën për një përmirësim në ndarjen brenda zërit të pagave dhe sigurimeve, por dhe shtesë fondesh për shpenzimet operative dhe investimet. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka rritur bashkëpunimin me gjykatat e tjera, për të ecur në gjurmët e tyre, por në këtë kuadër, që të vijojë bashkëpunimi me to, është e nevojshme rritja e fondeve në një masë prej 7 milionë lekësh në krahasim me atë të parashikuar nga Ministria e Financave. Ai pohoi se në këto shpenzime përfshihet dhe kualifikimi i këshilltarëve për të kontribuar maksimalisht në punën e Gjykatës Kushtetuese. Osmani kërkoi një shtesë fondi prej 1 milion lekësh dhe për zërin e investimeve. Ai e justifikoi këtë kërkesë me pasurimin e bibliotekës së Gjykatës Kushtetuese me literaturën më bashkëkohore duke qenë se praktika e së drejtës kushtetuese është e re në vendin tonë. Pas këtyre kërkesave, përfaqësuesja e Ministrisë së Financave e konsideroi si tërësisht të mundur rindarjen e fondeve në zërin e pagave dhe sigurimeve, ndërkohë që me propozim edhe të Komisionit të Ligjeve pranoi shtesën e fondit për literaturë. Pa përgjigje pozitive mbeti vetëm kërkesa për shtimin e shpenzimeve operative. Përgjigje pozitive për një fond prej 1 milion lekësh mori edhe ILDKP, pas pretendimeve të kreut të saj se në fondin e këtij institucioni nuk ishin përfshirë shpenzimet për sekretarin e Përgjithshëm. Lidhur me mungesën e një fondi më të madh në krahasim me 2009, përfaqësuesja e Financave tha se nuk është bërë një gjë e tillë për faktin se buxheti i 2009, ka mbuluar të gjitha shpenzimet e bëra. Fondi i përgjithshëm për ILDK-në është 93 milionë lekë.
Ky lajm është publikuar: 24/11/2009