Olldashi akuza Ramës: “Shiti lirë truallin tek “Tajvani”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, akuzon kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, për aferë në shitjen e truallit ku është ndërtuar kompleksi “Tajvani”, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë hotelit “Dajti”. Sipas ministrit Olldashi, dokumentet që ka në zotërim vërtetojnë se shitja e truallit është bërë në kundërshtim me ligjin dhe ky akt u ka kushtuar qytetarëve kryeqytetas 2.6 milionë euro. “Nuk ka asnjë mbështetje ligjore vetë akti ose shitja e truallit shtetëror një qytetari apo një shoqërie, siç është në rastin konkret shoqëria “Tajvan sh.p.k”. Këtë sipërfaqe publike kryetari i Bashkisë, nga publike e ka kthyer në tokë të Besos, nga tokë e qytetarëve të Tiranës është shndërruar në një tokë të një njeriu të afërt të rrethit të Ramës, një klienti frekuent të Bashkisë, një miku financiar dhe politik të Kryetarit të Partisë Socialiste”, - tha ai. Olldashi pohoi se dokumentet faktojnë plotësisht se Bashkia ka qenë në dijeni të faktit se ky truall ishte shtetëror. Duke paraqitur të tjera dokumente, të cilat sipas ministrit vërtetojnë dhe shkeljen e Kodit Civil, ai pohoi se ”kjo dosje e plotë vërteton se kryetari i Bashkisë u ka vjedhur qytetarëve të Tiranës 1310 m2, mu në zemër të kryeqytetit, ose shprehur në vleftë monetare, ka vjedhur 2.6 milionë euro, sepse kjo tokë i është shitur Besos me 120 mijë lekë të vjetra apo 12 mijë lekë të reja. Pra me më pak se 100 euro m2 mu në zemër te kryeqytetit, kur vlera duhet të ishte minimalisht të paktën 2 mijë euro”, - tha ai. Pikërisht këto, tha Olldashi janë interesat që mbron sot Rama.
Ky lajm është publikuar: 24/11/2009