E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektligji “Punonjësit e fermave, së shpejti pronarë të tokës bujqësore”

Autori i Lajmit: Redaksia
Qeveria vazhdon të konsiderojë si të rëndësishëm çështjen e pronësisë. Në këtë kuadër, kryeministri Sali Berisha tha se ligji i premtuar për dhënien në pronësi të një sipërfaqeje të caktuar toke punonjësve të fermave bujqësore, do të miratohet së shpejti. “Ka një lloj mendimi të ri nga komisioni parlamentar që të mund të shihet një përshkallëzim sipas banorëve, sipas familjes. Kjo duhet të studiohet. Në parim, edhe mund të bëhet, pasi një gjë tjetër është një familje me dy anëtarë, tjetër gjë është një familje me 4-5 anëtarë. Por, pavarësisht se një pjesë e këtyre tokave tashmë janë troje turistike, unë jam i vendosur që ti qëndroj premtimit elektoral që kemi bërë në Ksamil, në Orikum e kudo tjetër. Ndaj, ky ligj është pjesë e reformës”, - tha ai. Berisha shtoi se do të ketë edhe ligje të tjera shumë të rëndësishme që pritet të votohen në Parlament, si ligji për investimet e huaja direkte, për garantimin e tyre, ligje që kanë të bëjnë me qëndrimin ndaj tokës së braktisur.

Ky lajm është publikuar: 24/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›