Ministrite s'japin me licenca
Fatjona Mejdini
Per te marre nje licence, ose nje leje, do te harrohet pritja prej 3 muajsh, kjo sepse qeveria po shikon mundesine e marrjes se saj nga qytetaret vetem pas 10 ditesh. Kete e theksoi Kryeministri Berisha gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, kur deklaroi se te drejten e lejeve dhe licencave tashme do ta kete vetem nje zyre, e cila do te kete te drejten e dhenies se tyre. Sipas Berishes, nuk do te jene me ministrite ato qe do kene te drejten e dhenies se nje licence, por do te krijohet "one stop shop" qe do t'i japin keto licenca.
"Dhenia e licencave dhe lejeve do te hiqen nga kompetenca e ministrive dhe do te krijohen "one stop shop" per te realizuar dhenien e tyre", deklaroi Kryeministri Berisha gjate mbledhjes se djeshme te qeverise. Sipas Berishes, kjo nisme vjen ne kuader te privatizimeve te shumta, liberalizimit dhe dixhitalizimit te sherbimeve ne vend. Nisur nga kjo nevoje, Kryeministri Berisha kerkoi nga te gjithe ministrat qe te shqyrtonin ligjet me te cilat do te instalohej ky sistem.
Nje nga arsyet, per te cilen ministrive iu eshte hequr e drejta e dhenies se lejeve dhe licencave, eshte edhe korrupsioni qe mund te lind nga kjo e drejte. "Kjo praktike ka ulur me 30-40 here korrupsionin ne fushen e licencave. Shqiperia duhet ta instaloje dhe do ta instaloje me shpejtesi kete kete sistem, cilado qe te jete kostoja dhe cmimi i saj, sepse eshte praktika me moderne e leshimit te tyre", deklaroi kreu i ekzekutivit Berisha. Po dje, Kryeministri Berisha premtoi edhe uljen e sherbimeve qe kerkojne pajisjen me nje leje ose licence. Sipas Berishes, keto jane vetem disa sherbime, te cilat lidhen ne menyre te drejtperdrejte me jeten e qytetareve.
"Licencat do te kene dy fate, njeri prej te cileve eshte heqja e tyre ne maksimumin ekstrem te mundshem. Cdo licence e hequr eshte hap drejt lirise, eshte shfrytezim i pasurive te lirise", theksoi Berisha. Por, me gjithe kete ai shtoi se ne cdo vend te botes, sherbime te vecanta qe lidheshin me jeten e qytetareve dhe me vlera te medha ishin te detyruara te kishin lejen dhe licencen perkatese. Sipas Berishes, me krijimin e sistemit te ri te marrjes se lejeve dhe licencave duhet te merrte njehere e pergjithmone fund burokracia dhe zvarritja e qytetareve. Por, Berisha theksoi se duheshin marre edhe masa te rrepta ne ligjin e ri per te gjithe ata qe do te abuzonin me kete sistem.
"Ne teresi ky proces do te jete shume pozitiv, por mund te kete raste edhe te kete pasoja negative. Ndaj dhe duhet te parashikojme ne cdo ligj sanksione shume te renda penale", theksoi Berisha. Sipas tij, nuk ishte e mjaftueshme qe te ndaleshin vetem te gjobat e lehta.
90 dite ishte afati per qe duhej per marrjen e nje licence te cfaredoshme. Kjo procedure e sterzgjature krijonte veshtiresi te medha per biznesin vendas, per te filluar punen ne drejtimin e zgjedhur. Kjo zgjatje kohore krijonte jo vetem veshtiresi, por dhe kushte per korrupsion.
10 dite do te jete dhe afati maksimal per marrjen e nje licence pas vendimit te ri te qeverise. Krijimi i nje "one stop shop" vetem per dhenien e tyre do te krijoje mundesine qe qytetari ta marr lejen ose licencen e kerkuar brenda 10 diteve nga koha kur ai aplikon.
40 here do te ule nivelin e korrupsionit krijimi i nje procedure te tille. Nje nga arsyet qe do te sjell edhe krijimin e "one stop shop" per licencat dhe lejet eshte edhe fenomeni i korrupsionit, i cili haset edhe ne kete proces, ku krijimi i nje zyre te vecante e kushtezon ate.
Kryeministri Berisha paralajmeroi dje se sherbimi i ri per dhenien e licencave mund te sillte edhe probleme dhe per kete ligji i ri duhet te parashikonte sanksione te forta. Keshtu kreu i qeverise theksoi se ligji i ri nuk mund te mjaftohej vetem duke vene gjoba te lehta, por duhet te parashikonte sanksione te forta penale per kedo qe abuzonte me ligjin.
Ministri jep licence per botimet
Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve do te kete te drejten qe, nepermjet nje udhezimi, t'i jape te drejten e licencimit te nje subjekti qe do te ushtroj nje veprimtari botuese. Keshtu parashikon projektvendimi i miratuar dje nga qeveria ne lidhje me rregullat dhe kriteret e licencimit per ushtrimin e veprimtarive botuese. Ne projektligj theksohet se procesi i licencimit duhet te perfundoj brenda 30 diteve pune nga data e dorezimit zyrtar te formularit te vetedeklarimit. Po keshtu ne draft theksohet se kur ky afat kalon dhe subjekti nuk ka marre njoftimin me shkrim, per miratim ose jo te licences, atehere subjekti quhet i licencuar. Kriteret qe duhet te permbush nje subjekt per te aplikuar per nje licence botimi, jane ato qe drejtuesi i subjektit botues te kete arsim te larte ose te kete te kontaktuar punonjes me arsimin perkates, per realizimin cilesor te librave. Po F.M