E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjukanoviç: Vendimi për Kosovën, respektim i realitetit

Në një intervistë për gazetën "Danas" të Beogradit, Gjukanoviç ka mohuar spekulimet se vizita e tij në Uashington ka të bëjë me vendosjen marrëdhënieneve diplomatike me Kosovën, duke thënë se Mali i Zi kishte planifikuar marrëdhënie diplomatike me Kosovën edhe më herët, por këtë e nuk e ka bërë për shkak "të respektimit të informacioneve nga Beogradi". Ai ka thënë se për Beogradin ishte e rëndësishme që në këtë plan të mos bëhet asgjë derisa të mos paraqiten argumentet për ligjshmërinë e pavarësisë së Kossovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. "Meqenëse kjo fazë përfundoi, kemi konsideruar se duhet vepruar në pajtim me atë që paraqet implementim të përgjegjshëm të një vendimi të cilin e kemi marrë para një viti e disa muaj", ka thënë kryeministri malazez, duke shtuar se askush në Uashington nuk ka insistuar që të bëhet kjo. Ndërkaq për marrëdhëniet mes Podgoricës dhe Beogradit, Gjukanoviç tha se problem evident është se një "pjesë e opinionit në Serbi ende nuk është i gatshëm të pranojë se Mali i Zi me të vërtetë është i pavarur dhe e zhvillon politikën e tij në pajtim me vlerësimet e interesave nacionale". /qik/                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›