Berisha përjashton nga taksat bashkësitë fetare
Qeveria shqiptare angazhohet të përjashtojë nga taksat të gjitha bashkësitë fetare, ndërsa merr përsipër të përshpejtojë punën për rikthimin dhe kompensimin e pronave për këto bashkësi.
TIRANE- Qeveria shqiptare angazhohet të përjashtojë nga taksat të gjitha bashkësitë fetare, ndërsa merr përsipër të përshpejtojë punën për rikthimin dhe kompensimin e pronave për këto bashkësi.
Kjo bëhet e mundur falë një marrëveshjeje të nënshkruar këtë të premte midis Këshillit të Ministrave dhe tre bashkësive fetare përkatësisht, Komiteti Mysliman, Kishës Ortodokse Autoqefale dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Kreu i qeverisë Berisha, e vlerësoi marrëveshjen një dokument historik dhe u zotua për zbatimin e saj dhe për hartimin e një ligji për financimin e tyre.
“Marrëveshja është një dokument historik, dhe dua t’iu garantoj ju udhëheqësve më të lartë të besimeve të mëdha fetare të kombit, se do të bëj çdo përpjekje për zbatimin e saj në interesin me të mirë të vendit dhe kombit. Marrëveshja detyron qeverinë të bëjë ligjin e financimit të besimeve fetare, kjo marrëveshje do të jetë kushtetuta e besimeve”, tha kryeministri Berisha.
Kjo marrëveshje parashikohet në nenin 10 të kushtetutës, ajo rregullon lidhjet e ndërsjellta midis qeverisë dhe komuniteteve fetare. Në projektligjin mbi fenë do të gjejmë pasqyrim të problemeve të kërkesave të bashkësive dhe grupeve të tjera fetare, ndërsa marrëveshja detyron qeverinë të kthej të 180 objektet e kultit të besimeve në objekte të vizitueshme për turistët.
(a.r/news24/balkanweb)