Berisha në Lezhë përuron punimet në fabrikën e çimentos
Kryeministri Berisha ka marrë pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve të fabrikës së çimentos në Balldre të Lezhës. Ai është shprehur se ndërtimi i fabrikës do plotësoj nevojat në rritje të vendit.
LEZHE- Kryeministri Sali Berisha garantoi këtë të premte mbështetjen e tij dhe të qeverisë që drejton për krijimin e një klime sa më të mirë ndaj biznesit vendas dhe investitorëve të huaj. I pranishëm në përurimin e fillimeve të punimeve të fabrikës së çimentos në Balldre të Lezhës, një investim italo-shqiptar. Kreu i qeverisë theksoi se do të bëjë të gjitha përpjekjet për të lehtësuar investimet vendase dhe të huaja në Shqipëri dhe do të fshijë të gjitha barrierat burokratike. “Nuk janë shkresat që japin garanci theksoi Berisha, por zbatimi i ligjit”.
Në përurim ishin të pranishëm ambasadori italian në Tiranë Saba Delia, deputetët Preç Zogaj, Aldo Bumçi dhe investitori italian Paolo Fassa sëbashku me përfaqësuesin e palës shqiptare të kësaj firme Isuf Berberi. Fabrika e çimentos në Balldren është një investim prej 250 milion eurosh dhe konsiderohet si një nga investimet më të mëdha në vend. Për ndërtimin e fabrikës do të punësohen 400 punëtorë dhe sipas projektit afatet e përfundimit të saj janë dy vjet e gjysmë, pas përfundimit të fabrikës së çimentos në të do të punësohen rreth 250 vetë. (a.r/news24/balkanweb)