E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha përkujton 26 shkurtin më 5 mars, përdhos një tjetër përkujtimore

Share

Keto foto e terrorizojne

Pas nëntë ditësh Berisha kujtohet për 26 shkurtin e ekzekutimit të intelektualëve. Përdhos një tjetër ditë të rëndësishme për interesat e tij të çastit. Sulmon presidentin në ceremoni

Ky njeri është mësuar të përdhosë për interesat e tij personale çdo përkujtim a datë të shënuar në këtë vend. 61 vjet më parë, një grup intelektualësh shqiptarë u ekzekutuan pa gjyq pas një shpërthimi në dyert e ambasadës së Bashkimit Sovjetik. Më 26 shkurt 1951 u ekzekutuan 22 intelektualë. Por sot, nëntë ditë pas, Berisha është kujtuar të organizojë një përkujtimore për këtë ngjarje. Pse e bën me kaq vonesë? Sepse duket qartë se e ka tërbuar tryeza e opozitës me të përndjekurit, duket se e ka terrorizuar faktin se presidenti dekoroi disa të përndjekur në atë, e ka bërë sepse po sheh se të përndjekurit kanë ngritur një grup të dhunës për të goditur zyrtarët e tij ish-komunistë dhe mbi të gjitha e bën këtë duke kujtuar se do të mbajë në këmbë akoma mitin e tij si antikomunist, që është shembur e thërrmuar. Dhe në këtë takim nuk la pa sulmuar presidentin Bamir Topi. Ne vumë në krye të presidencës një përfaqësues që menduam se i përket të djathtës shqiptare, por ai sot nuk firmos ligjin për lustracionin. Madje thotë se nuk e ktheva se do më gjuanin me gurë, tha Berisha. Dhe e kreu misionin e tij të dhunimit të përkujtimores.

Kështu veproi edhe në ditën e Besëlidhjes së Lezhës. Kështu veproi edhe me Kongresin e Lushnjes. Po përdhunon çdo kujtim e datë të shqiptarëve për të mbajtur gjallë diçka që ka vdekur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›