E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Dështimi me statusin, dështim i Berishës

Kreu i PS, Edi Rama

TIRANE- Deshtim te kryeministrit, te qeverise dhe politikave te deshtuara e ka quajtur kreu i socialisteve, Edi Rama deshtimin e Shqiperise per te treten here me statusin kandidat per ne BE.

Pas fjales dhe akuzave te kryeministrit gjate mbledhjes se grupit parlamentar te PD-se, Rama ka reaguar ne Twitter, duke deklaruar se Berisha shpif teksa fajeson dhe akuzon opoziten per kete deshtim.

“KM s’ka asgje tjeter per te thene per deshtimin me statusin pervecse te shpifi perdite duke akuzuar opoziten.PS ka votuar cdo ligj me 3/5!”- shkruan Rama.

Sipas tij, fakti eshte se Kodi Penal u votua dhe PS dha kontributin kryesor ne ndryshimet e tij.

“Atehere pse Shqiperia po deshton prape me statusin?E thjeshte:Sepse KM ka deshtuar,qeveria ka deshtuar, politikat e tyre kane deshtuar”- thote Rama.

Sipas tij, ky deshtim nuk mbulohet me balten e shpifjeve dhe nuk justifikohet kurresesi duke hedhur fajin mbi opoziten! “Kete turp le ta mbaje qeveria”- shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›