E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Dështimi për statusin nuk mbulohet me baltën e shpifjes. Berisha të mbajë turpin

Share

Kreu i opozitës, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha, se opozita është fajtore për dështimin e radhës me statusin. Sipas Ramës, Berisha tashmë nuk ka çtë bëjë gjë tjetër, veçse të shpifë për të fshehur dështimin e tij dhe të qeverisë që drejton. Sipas Ramës, opozita e ka kryer detyrën e vet për procesin e integrimit, duke votuar ligjet që kërkonin 3/5. Ndryshe nga qeveria, që sipas Ramës tashmë ka dështuar.

Kryeministri s’ka asgjë tjetër për të thënë për dështimin me statusin, perveçse të shpifi perditë, duke akuzuar opozitën. PS ka votuar çdo ligj me 3/5!, ka thënë Rama.

Sipas tij, atëherë pse Shqipëria po dështon prapë me statusin?E thjeshtë: sepse kryeministri ka dështuar, qeveria ka dështuar, politikat e tyre kanë dështuar.

Ky dështim nuk mbulohet me baltën e shpifjeve dhe nuk justifikohet kurresesi duke hedhur fajin mbi opozitën! Këtë turp le ta mbajë qeveria, vijon më tej Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›