Berisha përplaset me Topallin për listën e Shkodrës, i imponon emrat e tij
Kryetari i PD, Sali Berisha, është përplasur mbrëmjen e djeshme me nënkryetaren Jozefina Topalli në lidhje me listën e propozuar për qarkun e Shkodrës.
Berisha ka arritur të imponojë emrat e tij në listë, duke shmangur propozimet e Jozefina Topallit.
Siç raporton Panorama, fillimisht ishte Topalli që lexoi listën e Shkodrës, duke nisur me emrin e saj dhe duke vazhduar me Arenca Trashanin të dytën dhe më pas me Astrit Bushatin.
Por këtu ka ndërhyrë Berisha duke thënë se ka emra të tjera që duhen diskutuar.
Kryetarja e Kuvendit ka lënë për disa minuta mbledhjen e kryesisë.
Në fund në listë janë futur emrat e Berishës, pasi i dyti në qark është vendosur Helidon Bushati dhe pas tij Voltana Ademi. Lista vazhdon me Nard Ndokën, Gjovalin Bzhetën, Ndue Palucën dhe Bardh Spahinë.
Emrat e Trashanit dhe Bushatit janë shmangur./ep