Myslym Pashaj largohet nga AK: Do u rikthehem librave të mi
Ata që kanë pritur të shohin listën e Aleancës Kuq e Zi, kanë pasur në mendje Sekretarin e Përgjithshëm, Myslym Pashaj. Por në listën e AK nuk figuronte emri i tij.
Mësohet se Myslym Pashaj është shkëputur përfundimisht nga Aleanca Kuq e Zi. Lajmin e bën të ditur e përditshmja Dita, që ka realizuar një komunikim me Pashajn.
Ai ka deklaruar se do u rikthehet librave të tij.
Në këtë mënyrë nga AK është larguar zemra e partisë.
Kreshnik Spahiu do të udhëheqë listën në Tiranë, kurse Lisen Bashkurti në Durrës./ep