Arben Isaraj: Për mua si sot, edhe nesër, zgjedhja ime është Partia Socialiste
Deputeti Arben Isaraj nuk do të jetë në listat e kandidatëve të Partisë Socialiste.
Për të sqaruar miqtë e tij në Facebook, ai ka postuar një shënim, duke theksuar se zgjedhja e tij sot dhe nesër do jetë Partia Socialiste.
Miq dhe shokë, që ju mirëkuptoj sot për gjithçka, thoni dhe bëni, detyrohem tju them se:
Lumturia politike është një zgjedhje; pranimi politik është një zgjedhje; inati politik është një zgjedhje; falja politike është një zgjedhje; zemërimi politik është një zgjedhje; dashuria politike është një zgjedhje; dhe vetë jeta politike është një zgjedhje.
Për mua si dje, sot edhe nesër, koha ime është zgjedhja ime PARTIA SOCIALISTE.
Veç, në politikë si dhe në shoqëri, lumturia është si e vërteta; nuk mund ta kesh, duhet të jesh.
Për mua lidhja e vetme mes lumturisë politike dhe ndërgjegjes politike është mirënjohja, shkruan Isaraj./ep