Berisha heq nga listat kritikët e tij, thonë disa të përditshme; por e teprojnë
Në interpretimin që u kanë bërë listave të kandidatëve për deputetë të PD-së, disa gazeta kishin bërë nënvizimin, se Berisha ka hequr nga listat njerëzit që kanë qenë kritikë me të.
Është e vërtetë në një masë fare të vogël. Duke përjashtuar Mark Markun dhe Selami Xhepën, të cilët, edhe pse skanë qenë kritikë me Berishën, nuk kanë qenë fajkonj të tij, të larguarit e tjerë janë shquar për besnikëri ndaj Berishës.
Jemin Gjana, Fatos Beja, Fatos Hoxha, Viktor Gumi, Lajla Përnaska, Rajmonda Bulku, etj, nuk kanë ndonjë ndryshim nga ata që e rifituar kandidimin për merita të luajalitetit ndaj kapos. E në këtë kuptim nuk duket i saktë interpretimi se PD-ja ka bërë dalje kritikët.