E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha përshëndet alpinistët: Arritje për sportin tonë

Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur arritje historike per sportin shqiptar ngjitjen e aplinisteve tane ne majen e Everestit.

Berisha i përgëzoi alpinistët për kurajën dhe shpirtin e garës, të cilat së bashku me aftësitë e tyre fizike dhe psikologjike, i bënë sportit shqiptar dhuratën më të bukur në këtë Jubile.

Ai përshëndeti në mënyrë të veçantë 18 vjeçarin Mateo Begeja, i cili përfaqëson të rinjtë në grupin prej 6 alpinistësh, duke vlerësuar se ai bëri përfaqësimin më dinjitoz të rinisë shqiptare në këtë eveniment.

Dëshiroj tu përcjell përshëndetjet më të përzemërta alpinistëve shqiptarë, të cilët me burrërinë, me aftësit렠e tyre fizike, psikologjike shënuan një arritje historike për sportin shqiptar, për flamurin kombëtar, flamurin më të bukur të dheut, i cili valëvitet tani në majën e Everestit. Kjo është një arritje jo vetëm për sportin, por edhe për Shqipërinë. Kjo është dhurata më e bukur që sporti shqiptar i bën Shqipërisë në 100 vjetorin e saj”- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›