E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurovision 2012, Suedia fiton çmimin e parë, Shqipëria renditet e pesta

Skena e Eurovisionit, i cili u zhvillua në Baku të Azejrbaxhanit, përjetoi mbrëmjen e djeshme deri në mesnatë emocionet e natës finale. Në një votim ku nuk mungoi politika e shteteve fqinje, Shqipëria gjithsesi thye rekordin e saj duke marrë çmimin e pestë. Ndërkohë, Eurovision 2012 shpalli fitues këngëtaren Loreen nga Suedia me 327 pikë, duke vlerësuar kështu këngën Euforia.

Para fillimit të mbrëmjes finale e cila u transmetua drejtpërdrejt nga TVSH, Nishliu deklaroi se ndjehej mirë dhe se konkurrenti i vetëm për të ishte ajo vetë. Nga ana tjetër, kënga Suus e Nishliut u vlerësua gjatë gjithë kohës nga kritikët e artit si një performancë e mriz ndërsa vetë këngëtarja surprizoi me vokalin e saj.

Nishliu arriti të grumbullonte 146 pikë duke i siguruar kështu Shqipërisë hyrjen automatike në finalen e Eurovisionit të ardhshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›