E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Kamzës shpall “Qytetar Nderi” komandon Peçi

Bashkia e Kamzës ka shpallur “Qytetar Nderi” Aleksandër Peçin, komandon i cili u plagos ditën e djeshme gjatë sulmi në Kandahar të Afganistanit.
 

Këshilli Bashkiak i Kamzës ka votuar sot duke nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nëntetarin Peçi me motivacion “për aktin e tij patriotik, trimërinë dhe kurajon për mbajtjen lart të flamurit të kombit dhe për kontributin e dhënë në misionin e kontigjentit paqëruajtës Eagle 4”.
 

Gjithashtu këshilli bashkiak I Kamzës ka miratuar edhe një fond prej 1 milionë lekësh në ndihmë të familjes së komandos së plagosur.
 

Ndërkohë ditën e djeshme gjatë një sulmi në Kandahar të Afganistanit mbeti i vdekur kapiteni Feti Vogli dhe u plagos rëndë nëntetari Aleksandër Peçi.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›