E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha përshëndet zgjedhjet parlamentare në Irak, si arritje historike

Kryeministri Sali Berisha përshëndeti sot zgjedhjet parlamentare në Irak, si një arritje madhore historike e Irakut, e irakenëve dhe e të gjithë miqve të tyre. “Zgjedhjet e djeshme të zhvilluara në Irak i dëshmuan mbarë botës vendosmërinë e qytetarëve të Irakut për të ndërtuar vlerat e demokracisë, vlerat e shoqërisë së lirë dhe të së ardhmes në Irak”, - thuhet ne mesazhin e dhene per shtyp nga zyra e kryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›