PE kërkesë BE: Brenda prillit, sillni propozimet e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën

Kryetari i Komitetit për të Drejtat Civile dhe Drejtësi në Parlamentin Evropian i ka dërguar sot një letër Komisionit Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Në letrën e dërguar nga komisioneri për Zgjerimin, Fule, kryetari i delegacionit të Ballkanit Perëndimor për Zgjerimin, Eduard Kukan dhe komsionerët për punët e brendshme, kërkojnë që brenda muajit të sjellin propozimet për vizat për Shqipërinë dhe Bosnjën. “Sikundër ju e dini që në deklaratën e nëntorit të vitit 2009 parlamenti dhe këshilli i bëri ftesë komisionit të paraqiste propozimet legjislative për rregullin e amendamentit sa më të shpejtë që ai ta vlerësonte , dhe foli për liberalizimin e vizave ku do ta shohin këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruhet në deklaratën e PE. Më tej, aty thuhet se “përgjatë diskutimit në komitetin e Libe më 23 shkurt të 2007 shërbimet tuaja paraqiten axhendën e punës së tyre, duke u përqendruar më shumë për arritjen e qëllimit”. “Ndërsa nga mesi i prillit 2010 ku u përmend si datë për publikimin e raporteve të diskutimit. Por data aktuale e propozimit legjislativ ishte e pa parashikuar”, vijon më tej deklarata. PE kërkon që raporti të mbërrijë brenda muajit prill në mënyrë që eurodeputetët të nisin urgjent punën për këtë proces.