E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Arta Dade: 8 Marsi, një ditë reflektimi

“Në emër të Partisë Socialiste dëshiroj të uroj në këtë ditë të veçantë mbarëbotërore të gjitha gratë shqiptare kudo ku jetojnë, brenda dhe jashtë Shqipërisë Gëzuar 8 Marsin”. Urimin e ka bere ne emer te Partise Socialiste deputetja Arta Dade. Ajo tha sot se ne kemi të drejtë të ndihemi mirë në këtë ditë si pjesë e emancipimit shoqëror, si kontributore direkte të këtij emancipimi, si një vlerë e shtuar në luftën për demokratizimin e shoqërisë dhe integrimin e saj në familje e madhe të vlerave njerëzore.
Sot është gjithashtu një ditë reflektimi, tha Dade dhe vijoi: I drejtohem nënave të nderuara veterane të luftës dhe të punës, nënave dhe grate që vuajtën nga regjimi i kaluar, zonjave të zgjedhura në detyra të rëndësishme, arsimtareve të respektuara dhe grave që shërbejnë pa u lodhur në sektorin e shëndetësisë, grave fermere dhe ushtarake, grave të biznesit, grave emigrante, grave invalide, nënave të fëmijëve të ngujuar, grave intelektuale të shkencës, të artit dhe kulturës, grave të papuna, si dhe grave të grupimeve sociale të margjinalizuara.
Ne perfundim, Dade tha se PS garanton se “do të qëndrojmë përkrah jush dhe nuk do ju braktisim kurrë në sfidat që ne së bashku kemi përpara për shumë drejtësi dhe mirëqenie sociale, dhe në përpjekjet për përballimin e vështirësive të jetesës së përditshme”.
“Le të bashkojmë kurajon dhe guximin tonë për t’i fituar sfidat që kemi përpara për një jetë më të mirë për ne, fëmijët dhe familjet tona dhe për Shqipërinë që sot më shumë se kurrë ka nevojë për zërin tonë të fuqishëm”, - ishte mesazhi permbylles i Dades.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›