E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi: Gjyqtaret duhet te shkeputen nga debatet politike

Presidenti i Republikes, deklaroi sot se gjyqtarët duhet të shkëputen nga debatet politike të ditës dhe duhet të forcojnë patjetër karakterin e tyre dhe integritetin që ka të bëjë me natyrën e gjyqtarit. Kete deklarate kryetari i shtetit e beri sot paradite në analizën vjetore të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për sistemin gjyqësor: “Sot jemi në një moment shumë të rëndësishëm, i cili pa dashur që të na përfshijë në debatet e natyrës politike, sidomos për gjyqtarët kjo është kategorikisht e ndaluar, sepse çdo ditë e më shumë ata duhet të shkëputen nga debatet politike të ditës dhe duhet të forcojnë patjetër karakterin e tyre dhe integritetin që ka të bëjë me natyrën e gjyqtarit, por do të doja në cilësinë e Kryetarit të KLD-së, në cilësinë e Presidentit të Republikës për të bërë një koment të shkurtër, pa interferuar në debatin politik të ditës në disa çështje mjaft të rëndësishme që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi”.
Nga ana tjeter Topi ka bere apel, qe tha se nuk është apel i ri, por i përsëritur, “për t’i bërë thirrje politikës duke i bërë thirrje legjislativit që të shkojë përtej debatit të ditës. Të shohë më larg, sepse integrimi i vendit, procesi i shumëdëshiruar i lëvizjes së lirë të njerëzve është i varur në mënyrë të veçantë nga reformat dhe sidomos reformat në fushën e drejtësisë”.
Ne perfundim Topi kerkoi qe institucionet e drejtësisë duhet patjetër që të kenë një trasperencë të plotë me publikun.
“Ne herë pas here, i kemi zhvilluar mbledhjet e KLD-së në komunikim të drejtpërdrejtë me median, por kjo që bëhet nga KLD-ja duhet të bëhet në mënyra të tjera, sepse është e pamundur që strukturat e drejtësisë të jenë gjithmonë në komunikim të drejtpërdrejtë, por duhet gjetur mundësia që të gjitha strukturat e sistemit të drejtësisë të gjejnë mundësinë të komunikojnë me publikun në mënyrë që këto zyra apo institucione të mos konsiderohen të hermetizuara, të mos konsiderohen psikologjikisht nga publikun që janë larg, por të konsiderohen që janë afër njerëzve, që janë institucione për të dhënë drejtësi për njerëzit”, - tha Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›