Berisha përuron në Porto-Romano portin e lëndëve djegëse, investim i qeverisë me vlerë 50 milionë euro
Ndërtimi i portit dhe parkut energjetik, pikëmbështetje e fuqishme për zhvillimin e shpejtë të vendit
Gjatë inaugurimit të portit të lëndëve djegëse në Porto Romano, kryeministri tha se kjo do të shërbejë si pikëfillimi për shndërrimin e kësaj zone në një nga nyjet energjetike më të rëndësishme dhe të fuqishme të rajonit. Sipas kryeministrit Shqipëria është shndërruar në një vend të besuar dhe me një qeveri shumë të besuar për biznesin ndërkombëtar dhe atë shqiptar.
Kryeministri Sali Berisha përuroi dje inaugurimin e portit të lëndëve djegëse në Porto-Romano, në Durrës. Porti, një investim tërësish i biznesit shqiptar me vlerë 50 milion euro, garanton standardet më të mirë në trajtimin e lëndëve djegëse.
Kryeministri Berisha e konsideroi ndërtimin ndërtimin e portit në Porto Romano një pikëfillimi për shndërrimin e kësaj zone në një nga nyjet energjetike më të rëndësishme dhe më të fuqishme të rajonit. “Ndërtimi i portit dhe parkut energjetik në Porto Romano përbën një pikëmbështetje shumë të fuqishme dhe jetike për zhvillimin e shpejtë të vendit, përbën një fillim të madh për shndërrimin e këtij porti dhe zonës në një nga nyjet energjetike më të rëndësishme dhe më të fuqishme të të gjithë rajonit”, tha Berisha
Kreu i qeverisë u shpreh se ndërtimi i këtij porti është një tjetër dëshmi e mjedisit shumë të favorshëm për investimet në vend, duke theksuar se ky katër vjeçar mbyllet me një bilanc të paparashikuar për investimet e huaja dhe në katër vitet që vijnë ato do të jenë mbi 8 miliard euro.
“Një thinj-tank shumë i njohur londinez, në vitin 2006 deklaronte se mesatarja e investimeve të huaja në Shqipëri për 10 vitet e fundit ka qenë 70 milion euro, ndërsa vitin e kaluar, investimet në Shqipëri kanë qenë mbi 800 milion euro dhe në katër vitet që vijnë do të jenë mbi 8 miliard euro”, shtoi kryeministri. Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes Genc Ruli, anëtare të tjetër të qeverisë dhe përfaqësues të pushtetit lokal dhe të biznesit.
...