Berisha: Mandatin e dytë, Elbasani do të jetë qendër ekonomik, akademike e investimeve të mëdha në infrastrukturë
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, deklaroi dje nga Elbasani se “Gjatë mandatit të dytë, qyteti do të jetë qendër ekonomike, akademike e investimeve të mëdha në infrastrukturë”. Basha, i cili udhëheq listën e kandidatëve të PD-së për qarkun e Elbasanit, zhvilloi dje një takim me banorët banorët e lagjes “Haxhias” në qytetin e Elbasanit, ku ishte i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të zonës, Luciano Boçi dhe Mimoza Hasekiu.
Ministri Basha deklaroi se “ne angazhohemi që në katër vitet e ardhshme dy koridore kryesore të përshkojnë Elbasanin, duke e bërë pjesë të një trebrinjëshi ekonomik shqiptar, boshti qendror jugor dhe rruga e shkurtër Tiranë – Elbasan”.
Ministri Basha premtoi përpara banorëve të lagjes “Haxhias” se “brenda vitit të parë të maxhorancës sonë do të përfundojë projekti teknik dhe do të tenderohet projekti teknik që lidh Tiranën me Elbasanin”.
Ministri Basha u ndal në një ndër zonat më të përfolura të qytetit të Elbasanit, ish Metalurgjiku, për të cilin premtoi se do ta shndërrojë në park industrial. “këtë zonë sot të kontaminuar do t`a kthejmë në zonë të punësimit masiv jo vetëm për Elbasanin, por për të gjithë pjesën tjetër përreth Shqipërisë, duke thithur investitorë të huaj”, tha Basha.
Në premtimet e tij për të ndryshuar tërësisht qytetin e Elbasanit, Basha tha se “investimet do të shtrihen në çdo qelizë të rrethit, qytetit, në rrugë, ku ende nuk janë asfaltuar në urbanizimin e zonave informale, në ndriçim, ujësjellës, në përfundimin e procesit të legalizimeve”.
...