E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizja e lirë e shqiptarëve, prioriteti i parë i mandatit të ardhshëm të qeverisë “Berisha 2”

Lëvizja e lirë është pika e parë, viti i parë i mandatit të dytë shqiptarët do të lëvizin pa viza. Trashëgimia që gjeti kjo qeveri katër vite më parë, ishte tërësisht e mjerueshme. “Lëvizja e lirë është premtimi im solemn. Zv/presidenti i Komisionit Evropian, Barrot ka deklaruar se shqiptarët do të lëvizin të lirë, brenda vitit të parë të mandatit të dytë”, tha Berisha

Koncepti për Shqipërinë Evropiane

Sot 96% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin në BE, mbështetja më e madhe në Evropë. Shqipëri evropiane do të thotë qytetar shqiptar me të drejta e me kushte të njëjta me vendet anëtare të BE-së. Në këtë garë nuk mund të them se do parakalojmë Anglinë, Francën, Holandën e Gjermaninë, por kemi parakaluar të gjitha vendet e rajonit, përfshi Bullgarinë dhe Rumaninë. Standardet e jetesës së qytetarëve do të kapin së paku 6 vende anëtare të BE-së, në mënyrë që pas katër vitesh asnjë vend të mos na thotë se ju nuk i plotësoni kushtet e Unionit. 

Punësimi, 160 mijë vende të reja pune mandatin e dytë 

Kryeministri Berisha premtoi 160 mijë vende të reja pune, dyfish të asaj që u ndërmor mandatin e parë, duke hapur 80 mijë vende të reja pune. Kryeministri evidentoi se fillojnë nga funksionimi 6 parqe industriale, në të cilat do të punësohen dhjetëra e mijëra qytetarë. “Është bërë gati gjithçka, janë bërë gati edhe kompanitë. Do të punësohen dhjetëra e mijëra qytetarë. Janë dhënë koncesionet për 10 hidrocentrale. Me 8 qershor fillon nga puna gjiganti i Evropës, kaskada e Devollit. Megjithatë ne do të ndërtojmë edhe 304 HEC-e, të tjerë të vegjël”, tha kryeministri Berisha. 

Gjithashtu, kreu i qeverisë shtoi se gjeneratori kryesor i punësimit është biznesi. Për të cilin, tha kryeministri, ne jemi përkujdesur dhe do të kujdesemi në vazhdimësi. “Unë zotohem gjithashtu se në mënyrë kategorike nuk do të ketë rritje të taksave për biznesin e vogël. Do t’i presim dorën kujdo që do të tentojë të dëmtojë biznesin e vogël, më taksat abuzive”, u shpreh kreu i qeverisë.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›