E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtari Musta liroi per mungese provash te akuzuarin Suel Cela

Krimi per te cilin akuzohet ish-kryegjyqtari i Elbasanit ka ndodhur me daten 27 shtator te vitit 2006. Ne mbremjen e asaj nate u ekzekutua me arme Roland Musta. Si autor i vrasjes, u dyshua Suel Cela, 20 vjec, me banim ne te njejten lagje. Ndaj tij u ngriten akuzat e vrasjes me paramendim dhe prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake. Ne vendngjarje, policia gjeti 3 gezhoja te dala nga nje arme zjarri. Ne te njejten kohe policia bllokoi edhe kartat e telefonit dhe mori deshmi nga banore te pallatit dhe lagjes aty prane. I dyshuari, Suel Cela, u kap ne Shkoder. Ne fund te shqyrtimit te dosjes, trupi gjykues i kryesuar nga Bujar Musta deklaroi pavlefshmerine e procesverbalit te sekuestrimit te provave materiale, pavlefshmerine e keqyrjes se nje karte telefonike, pavlefshmerine e procesverbaleve te dokumentimit te pergjimeve, pavertetesine e deklarimeve te prinderve dhe deshmitareve te tjere. Sipas prokurorise se Elbasanit, lidhja e viktimes me deshmitaren Sonja ka qene shkaku dhe motivi qe kane cuar Suelin ne kryerjen e vrasjes. Por, sipas trupit gjykues, kjo arsye nuk u vertetua nga Prokuroria. Suel Cela u lirua ne sallen e gjyqit, vendim i cili eshte kundershtuar ashper nga familjaret e viktimes. Pikerisht nje vendim i tille, ka bere qe dhe Kryeministri Berisha te derdhe nje lume akuzash ne drejtim te gjyqtarit Musta, i cili dha doreheqjen nge kreu i gjyqesorit te Elbasanit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›