Rama i mbledh edhe një herë aleatët

Takimi është zhvilluar pranë selisë së PS-së, marrin pjesë kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, kryetari i PSV '91 Petro Koçi, kryetari i PDS-së, Paskal Milo dhe kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule. Ky i fundit merr pjesë për herë të parë pas zgjedhjeve lokale të 8 majit në tryezën e Opozitës së Bashkuar.
Ndër çështjet që pritet të diskutohen gjatë takimit janë aktualiteti politik, reforma zgjedhore, pakti prej 10 pikash i propozuar nga Partia Socialiste dhe afatet e reformave, të deklaruara nga kryetari socialist Rama./Start/
2011-10-11 15:28