E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Tahiri: Vrasjet e aksidentet, bilanc lufte

Sajmir Tahiri

TIRANE- Partia Socialiste, duke shprehur sot shqetesim te madh per situaten e rendit dhe numrin e  madh te krimeve, vrasjeve dhe aksidenteve ne vend, ka bere pergjegjese qeverine per keqqeverisjen.

Ne nje deklarate per shtyp, deputeti i PS-se, Sajmir Tahiri ka thene se Berisha dhe qeverisja e tij e keqe janë arsyet e gjendjes ne te cilen ndodhet vendi sot.

“Berisha flet për imunitetin jo vrasjet, flet për monumentet e zogut jo për të gjallët që po vriten dita ditës. Flet për gjithçka Berisha, po jo për krimin, vrasjet, plagosjet, trafikun e drogës”- tha Tahiri.

Sipas tij, gjatë këtyre 3 muajve kanë humbur jetën 158 qytetarë, nderkohe qe qeveria nuk merr asnje mase.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›