E Diel, 1 Nëntor 2026

PS jep alarmin për krimin, Tahiri: Në 3 muaj 158 të vrarë

Partia Socialiste ka dalë dhe njëherë në mbrojtje të propozimeve të kësaj partie për ndryshimet kushtetuese, teksa e ka lidhur me bilancin tragjik të rritjes së kriminalitetit në vend. Deuteti dhe nënkryetari i grupit të PS-së Sajmir Tahiri, në një prononcim për mediat ka dhënë shifra të frikshme të jetëve të humbura dhe të të plagosurve gjatë tre muajve të fundit, duke i cilësuar shifrat më të larta në rajon. Sipas tij shkak i gjithë kësaj është keqqeverisja e keqe dhe kapja e institucioneve të vendit, duke u shprehur se dhe vetë policët janë kthyer në militantë të shefave partiakë.
 

“Shqiptarët vriten dhe aksidentohen në vend. Shifrat janë makabre, gjatë 3 muajve të fundit 158 qytetarë kanë humbur jetën në vrasje dhe aksidente , 220 qytetarë janë plagosur dhe gjymtuar. Në Shqipëri kanë humbur jetën dhe plagosur më shumë shtetas se në cdo vend të rajonit. Kemi kriminelë që duhet të ishin në burg dhe gjenden të lirë.Policia është kthyer në agjenci mortore, në militantë të shefave partiakë. Arsyeja e vërtetë e kësaj masakre është keqqeverisja e Sali Berishës, varfëria po vret, konflikti për pronën po merr jetë. Ndaj PS ka propozuar paketën për ndryshimet kushtetuese, janë hapat e parë për formimin e shtetit ligjordhe konsolidimin e tij. Na duhet një Prokuror i pavarur, institucione të pavarura” tha ai.
 

Më tej Tahiri tha gjithashtu se për Kryeministrin e vendit çmimi për pushtetin është më i vlefshëm se jeta e çdo qytetari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›