Berisha përuron segmentin "Rruga nacionale-Kala Prezë
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha përuroi të premten pasdite, përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e segmentit "Rruga Nacionale-Kala Prezë" në rrethin e Tiranës, me vlerë investimi mbi 200 milion lekë dhe gjatësi 3.2 km.
Në fjalën e tij, shefi i qeverisë theksoi se kjo rrugë, do të shtojë ndjeshëm ardhjet e vizitorëve në Prezë. Ai vlerësoi se Preza është një nga vendet turistike më të bukura të Shqipërisë, me kalanë dhe vendndodhjen e saj që ka tërhequr dhe frymëzuar piktorë ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave si Eduard Lir dhe të tjerë.
"Preza përbën një pasuri të madhe turistike për Tiranën, por ne jemi vetëm në fillimet e shpalosjes së një potenciali të jashtëzakonshëm turistik të Shqipërisë, të brigjeve, të kodrave, të maleve të saj", nënvizoi kryeministri.
Duke vënë në dukje se në një hark kohor më pak se 6 vjet qeveria ia doli të rrisë me 11 herë numrin e turistëve dhe vizitorëve në këtë vend, Berisha garantoi se "vitet që vijnë, ky numër do të rritet shumë më tepër".
Kryeministri nënvizoi se "në të gjithë këtë përpjekje ne jemi të sigurtë se ëndrrën tonë, “Shqipëria vend i zhvilluar”, do ta bëjmë realitet brenda vitit 2017".
"Le të vazhdojmë me dy projektet e mëdha kombëtare. Në kuadër të projektit të ullirit, të mbjellim gjatë viteve të ardhshme edhe 40 milion rrënjë ullinj dhe të rrisim me 100 apo 200 herë më shumë arrorët në të katër anët e këtij vendi. Ta bëjmë Shqipërinë, një kopsht të vërtetë e të bukur në Europë", deklaroi Berisha.
Sipas tij, kjo është mënyra për të ecur të sigurtë në në rrugën e zhvillimit dhe ndërtimit të së ardhmes sonë.
Në përfundim, kryeministri Berisha garantoi qeveritarët vendorë se "qeveria do të financojë çdo projekt të komunave dhe bashkive për të ndryshuar për mirë jetën e banorëve të Prezës, të bashkisë së Vorës dhe të mbarë Tiranës dhe Shqipërisë".
Me rikonstruksionin e kësaj rruge përfitojnë drejtpërdrejtë fshati Prezë dhe ai Palaqe, si edhe fshatrat e tjerë të kësaj komune me rreth 7000 banorë. Projekti i është përshtatur arkitekturës se Kalasë dhe zonës dhe pas rikonstruksionit rruga ka të gjitha parametrat bashkëkohore.
(d.b/BalkanWeb)