Devoll, 70 vjecari plagos me thikë gruan
KORCE-Një 70 vjecare ka mbetur e plagosur nga bashkëshorti i saj në orët e parë të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bracaj, të rrethit të Devollit, ndërsa 70 vjecarja Myrtebe Braho pas një konflikti është goditur me thikë nga bashkëshorti i saj Skënder Braho. Ajo është transportuar në spitalin e Korcës në gjendje të rëndë, si pasojë e plagëve te marra.
Sipas policise, autori i plagosjes është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti familjar.
(d.b/BalkanWeb)