Spanja dekoron 4 oficerë të policisë shqiptare

Dekorimi është bërë me propozim të zv/Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm Spanjoll, Z.Alfredo Perez Robalcaba, në shenjë mirënjohje për punën e shkëlqyer dhe bashkëpunimin e fortë dhe efektiv në kuadër të realizimit të operacioneve të suksesshme ndërmjet policive të të dy vendeve.
Oficerët e policisë të dekoruar me “Urdhrit të Kryqit të Meritave të Guardia Civile”, janë Agron Kuliçaj, Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues i Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Nikolin Bala, Drejtor i Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, Nuri Loca, Drejtor i Drejtorisë për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit, si dhe Entiol Xhelilaj, Specialist në Drejtorinë për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit. Ceremonia e dekorimit u zhvillua ditën e sotme në ambientet e Ambasadës Spanjolle në Tiranë, ku ishin të pranishëm Ambasadori Spanjoll, afael Tormo Perez, Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, etj.
Kjo dekoratë është Urdhri i Meritës së Guardia Civil, ku shumë anëtar të saj e kanë paguar me jetën e tyre e sakrificë dashurinë për atdheun, u shpreh Z. Rafael Tormo Perez, me këtë urdhër është vlerësuar bashkëpunimi i lartë dhe vënia në zbatim e tij në mënyrë të shkëlqyer, që çoi në suksesin e një shërbimi, duke u përballur me vështirësi të jashtëzakonshme, këta punonjës janë vënë në radhë të parë dhe kanë shfaqur aftësi të larta profesionale. /S.Ll/Start/
2011-06-24 16:14