Gjenden eshtrat e një të pushkatuari në vitin 1983

Bëhet fjalë për eshtrat e Zef Nikë Martiniti, i pushkatuar nga sistemi komunist në 11 gusht 1983.
Gjetja e eshtrave të viktimës u bë nga Task-Forca për Gjetjen dhe Identifikimin e Eshtrave të Viktimave të Komunizmit në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e të pushkatuarit. Eshtrat e të ndjerit u transferuan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për identifikimin me anë të ADN-së. Task-Forca për Gjetjen dhe Identifikimin e eshtrave të viktimave të Komunizmit u krijua me vendim të qeverisë shqiptare në vitin 2010 dhe kryesohet nga Ministria e Brendshme.
Javë më parë në sajë të punës së Task-Forcës u bë e mundur gjetja në të njëjtin vend e eshtrave të dy të pushkatuarve të tjerë Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja. Përgjatë një viti që nga krijimi i saj Task-Forca ka hulumtuar intensivisht në arkiva të ndryshme të institucioneve shqiptare dhe ka bërë të mundur marjen e informacionit në nevojshëm për vendndodhjen e eshtrave të disa prej të ekzekutuarve nga sistemi komunist.
Gërmimet do të vazhdojnë në javët dhe muajt në vijim edhe në rrethe të tjera të Shqipërisë. Duke qenë se informacioni për vendndodhjen e vendeve të tilla ekzekutimi mungojnë në masë të madhe nëpër arshiva, Task-Force u bën thirrje familjarëve dhe personave që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë kanë dijeni për vende të ngjashme ekzekutimi të ndihmojnë me informacione në mënyrë që eshtrat e viktimave të komunizmit të mund t’u kthehen familjarëve të tyre./Start/
2011-06-24 17:19