E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pëson kolaps në publik: mediat heshtin për minuta të tëra

Share

Berisha ka pasur probleme shëndetësore gjatë fjalimit që mbajti me rastin e 21 vjetorit të themelimit të PD-së. Madje, ia ka lënë fjalën përgjysmë, dhe është larguar nga foltorja nga truprojat e veta. Në mënyrën më të çuditshme, mediat nuk kanë guxuar ta japin këtë lajm. Në versionet online të tyre gjendej deri dhe fjalimi i tij i papërfunduar, por jo lajmi që ai këtë fjalim e la në mes për shkak të një malaise-i. Për minuta të tëra ish vetëm Tema që e përditësonte lajmin. Pastaj ndërhyri Vizion Plus, Top-channel e Ora News. Në këtë orë që po shkruajmë lajmin (19.38), të tjerat ende se kanë dhënë.

*respublica.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›