E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHENIM/ E nis ditën duke folur për mrekullinë shqiptare, e mbyll në spitalin privat pasi ka shkatërruar shëndetësinë

Share

Prej pak javësh Berisha nuk kishte folur në mbledhjen e grupit parlamentar. Kësaj here ishte në Francë dhe kishte një arsye më shumë për të folur. Ishte në Francë, jo pak. Vizita prodhoi veçse një deklaratë skandaloze nga Jozef Daul, që tha se lideri i opozitës është pak i sëmurë. Në fakt nuk tha një gjë të re, me këtë kryeministër të gjithë jemi pak të sëmurë. Të sëmurë që nuk shohim këtë mrekulli ekonomike që na rrethon. Duke folur përpara deputetëve të tij memecë, Berisha tha sot se kishte habitur të huajt kur u kishte folur për mrekullinë ekonomike. Edhe pse Europa druhet se mund të rrëshqasë në kolaps për shkak të krizës ekonomike, Shqipëria jonë e dashur nuk e ka kurrë këtë shans. Por në mbrëmje dikush kaloi në kolaps.

Kaloi në kolaps në një ditë ku foli për sukses të jashtëzakonshëm. Pasi u mbajti një fjalim alla- Fidel Kastro deputetëve të tij për sukseset e vizitës, mblodhi një komitet përgjegjës për festimet e 100 vjetorit të pavarësisë. Këtu foli se si ka ndërmend të ndryshojë historinë, se si do e zhvendosë në Tiranë pavarësinë se kështu ia ka shkrepur, foli për Ahmet Zogun, Esat Toptanin. Kurse atyre që zbardhin fjalimin iu tha ta heqin emrin e Toptanit nga njoftimet.

Në darkë u nis të fliste për sukseset e tij si drejtues i PD në 21 vjetorin e themelimit të saj. I shkëlqente fytyra. Shenja viroze? Harrojeni. Po ndiqte një dokumentar për historikun e PD, themelimin e rrugëtimit. Nuk shfaqej asnjë fytyrë tjetër përveç fytyrës së tij. Pastaj nisi një fjalim të gjatë.

Sot nuk festojmë datën e themelimit të një partie, por ditëlindjen tonë të dytë. Kush e ka thënë? Enver Hoxha? Jo, Sali Berisha. Sot, kështu raporton në blogun e tij Mustafa Nano.

Befas, në fund të fjalimit nuk ndjehet mirë. Është dehur nga sukseset. Kapet fort pas podiumit, i vijnë në ndihmë. Në sallë pllakos heshtja. Në sfond luhet muzikë funebër. Mediat heshtin si me komandë. Është shteti i tij, askush nuk thotë asnjë fjalë. Për fat janë ca zëra që flasin. Niset për tek makina dhe porosia vjen për mediat e tij të thonë se është shumë mirë. Në të vërtetë e pret më tej një ambulancë luksoze. Është e Spitalit Amerikan, atij spitali ku shkojnë të gjithë zyrtarët kur janë sëmurë a keq. Shkon Petrit Vasili, shkon edhe Berisha. Në spitalet shtetërore nuk kanë shans të shkojnë. Aty është skëterra. Skëterra që kanë ngritur këto vite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›