“Berisha po mbështet të akuzuarin për vrasje”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Berisha është peng i zotit Sefgjini, pasi në rast se të tjerët do të dëshmojnë se si janë urdhëruar nga shefi i tyre më i vogël Sefgjini, për të rrëmbyer qytetarët dhe për t i keqtrajtuar, ky i fundit, me sa duket, ka rrezik të tregojë se kush e ka urdhëruar atë për të kryer rrëmbimet, rrahjet dhe deri në humbjen e jetës së qyetarit Remzi Hoxha”
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, akuzon kryeministrin Sali Berisha, se po i jep mbështetje të akuzuarit për vrasje nga Prokuroria. Sipas tij, mbështetja e Berishës për kreun e Drejtorisë së Tatimeve, Arben Sefgjini, i jep atij siguri. Meta tha se Sefgjini, jo vetëm që rezulton nga procesi gjyqësor gjithnjë e më i implikuar në rrëmbime të qytetarëve shqiptarë, në dhunime fizike të tyre, por njëkohësisht guxon të bëjë edhe shantazh mbi dëshmitarët dhe mbi organet e drejtësisë. Kreu i LSI-së theksoi se Berisha nuk duhet të presë vendimin e gjykatës për të bërë shkarkimin e kreut të tatimeve, sepse, sipas tij, tashmë dëshmitë në gjyq kanë treguar më së miri implikimin e Sefgjinit. Por ai pohon se Kryeministri nuk shkarkon Sefgjinin për të mbrojtur dhe ata që kanë urdhëruar kreun e tatimeve të bëjë vrasjen e biznesmenit Hoxha. Meta ka komentuar dje dhe takimin mes Neritan Cekës dhe Sali Berishës. Sipas tij, Ceka ka qenë në këtë takim për t i kërkuar Kryeministrit firmën për referendumin. “Mua nuk më bën asnjë përshtypje që zoti Ceka paska pirë një kafe me zotin Berisha. Mund të them që dje jam takuar me zotin Ceka dhe më ka thënë që ka qenë te zoti Berisha për t i kërkuar firmën për referendum. A do të hedhë firmën zoti Berisha, unë nuk jam shumë optimist, se kjo nuk më intereson shumë. Nuk jam optimist, sepse Berisha ka frikë nga referendumet. Ju e dini, ka humbur dy referendume me popullin shqiptar dhe i vetmi institucion që Berisha sot nuk kontrollon dot në Shqipëri janë referendumet”, - tha ai.
Deklarata
“Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dua të denoncoj përsëri, dhe më me forcë se më parë, kryeministrin Sali Berisha për mbështetjen e hapur që po i jep një të akuzuari për vrasje nga organet e drejtësisë, sikurse është një prej drejtorëve më të rëndësishëm të Qeverisë së tij, Arben Sefgjini. Ai jo vetëm që rezulton nga procesi gjyqësor gjithnjë e më i implikuar në rrëmbime të qytetarëve shqiptarë, në dhunime fizike të tyre, por njëkohësisht guxon të bëjë edhe shantazh mbi dëshmitarët dhe mbi organet e drejtësisë, duke qenë i sigurt pikërisht në mbështetjen pa kushte që i ofron kryeministri Sali Berisha”, - pohoi dje Meta. Sipas tij, kërcënimet e fundit, të bëra publike, ndaj familjes së prokurorit Xhevat Hana apo kërcënimet e bëra ndaj dëshmitarëve në çështjen e qytetarit shqiptaro-maqedonas të zhdukur, Remzi Hoxha, ashtu sikurse edhe denoncimet e bëra publike nga qytetari i rrëmbyer më urdhër të Sefgjinit, Zizo Kristopulli, tregojnë shumë qartë implikimin e Sali Berishës në mbrojtjen e këtij njeriu të akuzuar, tregon më së qarti se përgjegjësia e tij sa vjen dhe rritet në një çështje që inkriminon shtetin e asaj kohe, dhe në radhë të parë atë që ka qenë në krye të të gjithë piramidës shtetërore, Sali Berishën. Ndaj Berisha, sipas Metës, duhet që të shkarkojë menjëherë Arben Sefgjinin, ndërsa shtoi se, në rast se do të ketë probleme me familjet e prokurorëve e gjyqtarëve që po merren me këtë çështje, Sali Berisha do të mbajë përgjegjësitë e tij, jo vetëm politike. Ai theksoi se kreu i Ekzekutivit nuk mund të jusifikohet me përralla të tilla, se ai pret vendimin e Gjykatës, kur tashmë ka dalë në mënyrë të qartë, jo vetëm nga dëshmitarët në gjyq, që Sefgjini ka urdhëruar rrëmbimin e qytetarëve të tjerë, sikuse janë shprehur edhe dëshmimtarë të tjerë të ngjarjes. Meta shtoi se Berisha është peng i zotit Sefgjini, pasi në rast se të tjerët do të dëshmojnë se si janë urdhëruar nga shefi i tyre më i vogël Sefgjini, për të rrëmbyer qytetarët dhe për t i keqtrajtuar, ky i fundit, me sa duket, ka rrezik të tregojë se kush e ka urdhëruar atë për të kryer rrëmbimet, rrahjet dhe deri në humbjen e jetës së qyetarit Remzi Hoxha. “Njëkohësisht, ne kërkojmë sot, më me forcë se para dy ditësh, shkarkimin e zotit Sefgjini, sepse të gjithë po dëgjojmë se si në këtë shtet, jo në një rast, por disa herë, kërcënohet prokurori i çështjes dhe familja e tij, kërcënohen dëshmitarë në sallën e gjyqit dhe jashtë tij. Kërcënime të tilla nuk mund të jenë individuale, pa mbrojtjen e kupolës të korruptuar shtetërore, që përfaqësohet sot nga kryeministri Berisha”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2008