Elis Bakaj, një provë te skuadra gjermane e Verder Bremenit
Autori i Lajmit: red.
Elis Bakaj, futbollist i ekipit të Partizanit, pritet të kryejë një provë te skuadra gjermane e Verder Bremenit, skuadra e dytë të Bundesligës. Lajmin e bënë të ditur për ATSH-në burime të afërta pranë lojtarit. Mesfushori Bakaj, i cili dy sezone më parë kaloi për disa ditë te skuadra e Janinës në Greqi, bëri një sezon të jashtëzakonshëm me Partizanin, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë me 12 gola. Elis Bakaj, i mban edhe rekordin shqiptar për aktivizimin në një ndeshje ndërkombëtare me klubin e Partizanit, në moshën 17 vjeç, në ndeshjen kundër Makabi Netanjaut (2004). Ai ka kaluar përmes të gjitha ekipeve kombetare shqiptare nga U-15 e së fundi te Kombëtarja A. Mesfushori është i grumbulluar nga tekniku Ari Haan për ndeshjen miqësore kundër Polonisë.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2008