E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i LSI-së: “Nëse Kryeministri ka prova, t i çojë në Prokurori”

Autori i Lajmit: red.
Berisha le t i çojë në Prokurori, nëse ka prova për abuzime me tokat në bregdet. Kështu pohoi dje Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, pas deklaratës së Sali Berishës, i cili gjatë mbledhjes së qeverisë, shfuqizoi një projektligj të qeverisë “Meta”. “Në rast se do të kisha një sinkron nga zoti Berisha, ju siguroj se ai do të ishte paditur që sot në gjyq. Dhe me paratë që do t i fitoja patjetër në gjyq nga dëmshpërblimi për këtë shpifje, do të kontribuoja për rehabilitimin e pasojave të Gërdecit, ku siç e dini, për fat të keq, humbi jetën dhe baxhanaku i Kryeministrit tonë”, - tha Meta, i pyetur për këtë çështje. Ai shtoi më tej se nëse Berisha ka vërtet prova, të cilat kanë të bëjnë me përfitime të ish-kryeministrit Meta, apo të kujtdo qoftë, në atë kohë dhe në çdo kohë, duhet t i çojë në Prokurori. Ai tha se LSI, pavarësisht nga këto akuza, nuk do të tërhiqet nga akuza për të kërkuar drejtësi për Gërdecin. “Berisha nuk na ndalon dot dhe nuk do të na ndalojë, përkundrazi mund të na inkurajojë më shumë, për të zbardhur gjithë aferën që ai po kryeson, bashkë me dhëndrrin e tij, për sa i takon projektit të njohur të bregdetit, ku njollat në planimetri, sikurse ka denoncuar muaj më parë me të drejtë edhe gazeta "Zëri i popullit", vendosen në bazë të aferave që bëjnë paraprakisht, për të cilat besoj se zoti Berisha ka dijeni dhe për të cilën kanë dijeni të gjithë banorët e bregdetit, që janë ngritur për të mbrojtur trojet e tyre dhe që ne do t i mbështesim”,- tha ai.

Ky lajm është publikuar: 23/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›