E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania “Stream Oil & Gas Ltd.”, planet e investimit në Shqipëri

Autori i Lajmit: red.
Investimet në energjitikë ishin në qendër të aktivitetit të organizuar nga kompania kanadeze “Stream Oil&Gas Ltd.” Gjatë paraqitjes së strategjisë së investimit në Shqipëri mbi projekte të planifikuara në këtë sektor. Presidenti i kompanisë “Stream Oli & Gas Ltd.”, Sotiris Kapotasparaqiti planin e investimit në Shqipëri. Kompania “Stream Oil&Gas Ltd.” është një kompani publike kanadeze, e cila ka lidhur me datën 8 gusht 2007 një marrëveshje hidrokarbure me kompaninë ALBPETROL Sh.a për vlerësimin dhe rizhvillimin e zonave të naftës Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal, Gorisht-Kocul dhe gazit të Delvinës bazuar në Licensën ekzistuese të Albpetrol-it me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore të Shqipërisë (AKBN). Që të katër marrëveshjet hidrokarbure u ratifikuan nga Këshilli i Ministrave, siç është njoftuar në gazetën zyrtare të qeverisë me 23 gusht 2007 dhe hyrë në fuqi me 9 shtator 2007.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›