"Berisha po tenton të bëhet një superkryeministër"
Kryetari i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, Artur Zheji, sqaron çështjen e referendumit, kauzës për të cilën po luftohet prej ditësh. Në një bashkëbisedim me "Shqip", ai premton se do t‘i shkohet deri në fund misionit, duke i dhënë të drejtën qytetarit të shprehet për ndryshimin e dokumentit themeltar të shtetit.
Zoti Zheji, në cilësinë e kryetarit të Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, a mund të na thoni pse duhet që shqiptarët të nxirren në referendum?
Më 21 prill të këtij viti, një shumicë e lëvizshme me 115 deputetë të mazhorancës dhe opozitës bashkuan votat për të ndryshuar disa nene thelbësore të Kushtetutës. Siç ka deklaruar vet zoti Berisha, ka ndryshuar me mazhorancë rreth 70% të Kushtetutës dhe koncentratit më të rëndësishëm të saj. Edhe nga opozita aktuale, që vetëm opozitë nuk po bën, kur bashkoi votat thanë se këto ndryshime esenciale të Kushtetutës duheshin bërë. Më tej kemi një analizë të pavarur nga deklarimet e zotërinjve Berisha dhe Rama dhe pasuesve të tyre, e cila arrin në deduksionin se kemi një shndërrim të kolonës vertebrale të Kushtetutës. Neni 86, që lidhet me zgjedhjen e Presidentit, nenet 104 dhe 105 që lidhen me mbipushtet të Kryeministrit. Pra me rikonceptimin e mocionit të besimit dhe mosbesimit të Kryeministrit kemi të bëjmë me nene që përmbysin situatën që ishte duke na krijuar një superkryeministër. Ndaj ana tjetër, neni 86, na zvogëlon dhe zbeh protagonizmin, funksionin dhe rolin e Presidentit. Pra edhe ky nen nuk bën gjë tjetër, vetëm sa është transformuar në një mënyrë që direkt apo indirekt favorizon Kryeministrin. Pra kemi një Kushtetutë të re, e cila na prish të gjitha balancat e Kushtetutës së mëparshme. E kam deklaruar që kemi një Kushtetutë të vitit 2008, të ndryshme nga ajo e vitit 1998. Kur janë bërë ndryshimet kushtetuese të vitit 1998, pasi kishte vetëm paketë kushtetuese, jo vetëm që u bë një debat kombëtar dhe ndërkombëtar me specialistë. Në Komisionin e Hartimit të Kushtetutës ishin edhe përfaqësues të së djathtës si zoti Godo apo zoti Imami. Pra u konceptua një debat shumë i madh, duke u bërë në njëfarë kuptimi i gjithë nikoqirllëku i duhur politik e analitik për t‘i dhënë Shqipërisë një Kushtetutë e cila do të rikrijonte ekuilibrat e traumatizuara nga viti 1996 me vjedhjen e votave, vitit 1997 kur desh kaluam në luftë civile, apo edhe 14 shtatori i vitit 1998. Pra më në fund Shqipërisë ju dha një kontratë noteriale, siç është Kushtetuta dhe që u qëndis në të gjithë ekuilibrat e duhur. Pas 10 vitesh, kjo kontratë u zhbë, duke u ndryshuar në nenet e saj më të rëndësishme. Por si u bë zhbërja dhe ribërja e saj në vitin 2008? U bë me një shumicë parlamentare, e cila edhe sot nuk u kuptua se si u krijua dhe pse u bashkuan ato vota. Dhe ç‘është më rënda, kjo u bë jashtë një konteksti të debatit publik, debatit të specialistëve. Madje konstitucionalistët që kanë marrë pjesë në hartimin e Kushtetutës në vitin 1998 u shprehen kundër saj. Kushtetuta e vitit 1998 kaloi nga debati i gjerë te referendumi, pra populli vendosi të qenit dakord me të përmes votës plebishitare, duke na mundësuar një kontratë të miratuar nga populli. Kushtetuta e vitit 2008 nuk kaloi në këtë procedurë. U organizua çnderimi i kësaj Kushtetute natën me kohë të keqe, me presione dhe konflikte shumë të mëdha në korridoret e Parlamentit. Supozojmë se të gjitha këto po i gëlltisim, gjëja që nuk e gëlltisim është se pse këto ndryshime nuk kalojnë në votë popullore. Pra kjo është një kontradiktë e thellë dhe që redukton në mënyrë dramatike, lirinë prezente në Shqipëri. Pra në një farë mënyre është një test i drejtpërdrejtë i shmangies nga ana e këtyre forcave politike të konsultimit të Kuvendit përmes referendumit. Pra ftesa që i bëhet popullit për t‘u bërë palë në miratimin apo hedhjen poshtë të këtyre ndryshimeve. Ky skandal për mendimin tim ishte edhe promotori kryesor që shkaktoi reagimin tonë që të rikujtojmë se sovraniteti i përket popullit shqiptar. Pra ne duam që sovrani, mbajtësi i sovranitetit, të ketë të drejtën të shprehet. Ne do t‘u sugjerojmë shqiptarëve se si të shprehen, por është e drejta e tyre. Në radhë të parë është elementi kryesor që ata duhet të shprehen dhe e vetmja formë e ushtrimit të shprehjes është referendumi.
Para pak ditësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi poshtë kërkesën tuaj për mbajtjen e referendumit dhe pajisjen me formularët përkatës. Si e konsideroni këtë vendim?
Unë e kam konsideruar në një reagim të nxehtë, por jo emocional, si paradhomën e fashizmit. Shikoni, nëse të gjitha dyert institucionale mbyllen përkundrejt vullnetit të shqiptarëve për të qenë të pyetur e për të qenë palë në vendimmarrje, do të thotë që shkallë pas shkalle kemi institucione të kapura nga e njëjta shumicë. Ajo kërkon me çdo kusht të përjashtojë pjesëmarrjen e popullit në këtë vendimmarrje. Tani, të gjitha regjimet faktikisht kështu avancojnë, duke përjashtuar popullin nga vendimmarrja. Populli nuk merr vendim vetëm një herë në katër vite, në demokracitë e zhvilluara populli ftohet për shumë objekte të rëndësishme që të japë mendimin. Përjashtimi i shqiptarëve nga të qenit aktor i vendimmarrjes bëhet në një kohë kur retorika bajate e politikanëve natën e pengon popullin të shprehet dhe ditën flet në emër të popullit, e të lodhin duke thënë "për ty qytetar, për ty popull, për ty fshatar". Në momentin kur i bëhen të gjitha këto apele të drejtpërdrejta pjesëmarrjes së qytetarit në reformimin e politikës dhe sistemit, në të njëjtën kohë, në mënyrë të turpshme përjashtohen shqiptarët nga një moment kur ata mund të shprehen. Kjo gjë bën që siç e kam quajtur edhe në raste të tjera, vendimi i KQZ-së është pjesë e një maskarade institucionale. Zotërinjtë e KQZ-së na thanë pak a shumë se nuk ishin kompetentë për të marrë një vendim në përputhje me kërkesën tonë për të tërhequr formularët që do të firmosnin shqiptarët. Por duke mos qenë kompetentë që të marrin një vendim të tillë, na e quajtën veten kompetentë për të votuar kundër dhënies së formularëve. Pra tingëllon një lojë fjalësh, por ishte një teatër i frikshëm dhe grotesk që ata luajtën përballë opinionit publik, duke bërë sikur fshiheshin pas ligjit. Në të njëjtën kohë, duke dalë lakuriq në aspektin që ata janë veçse instrumente të telekomanduara nga politika. Për fat të keq, ky është një test tjetër i një hapësire demokratike të mbyllur, të cilën nuk e gëzojnë dot shqiptarët. Ndaj e cilësova si vendimmarrje që na kujton paradhomën e fashizmit. Pra unë them se është një vendim politik, i komanduar nga politika dhe për fat të keq do të jetë antipopullor. Si të thuash tepër regresiv, një vendim i cili e largon opinionin publik nga e drejta për t‘u shprehur. Një organ kaq i lartë që deri dje ishte subjekt kushtetues dhe unë ju thashë zotërinjve se kishin rastin të krijonin një precedent të mirëfilltë pavarësie, duke u shprehur për të drejtën e popullit për demokraci. Pra të këpusnin fijet telekomanduese që i mbajnë të lidhur me patronazhin politik, /nuk pati reagim ndaj këto personazhe marioneta, janë të lumtur të jetojnë si marioneta. Duke mos i këputur fijet që lidhin me padronët apo referentët e tyre politikë. Kjo është një fatkeqësi e madhe për ata vetë, por më shumë se për ta, për faktin se subjekteve të tilla u jepet autoritet për të përjashtuar shqiptarët nga vendimmarrja.
Gjithsesi zoti Zheji, cilat do të jenë etapat e mëtejshme që do të ndërmerrni. Keni paralajmëruar ankimimin në Gjykatën Kushtetuese...
Sigurisht, jemi duke përgatitur kërkesën. Do të testojmë edhe këtë organizëm tjetër të shtetit, duke besuar se nuk është i kapur, duke besuar se do të ketë inteligjencën dhe mençurinë që të jetë palë me shqiptarët. Duke rrëzuar vendimet antishqiptare që përjashtojnë shqiptarët nga vendimmarrja. Ne mendojmë se për aq kohë sa vëmendja, intensiteti ynë për të sqaruar opinionin do të vazhdojë, për aq kohë kjo ka rëndësi për ta mbajtur në rend të ditës këtë debat. Më lejoni të hap një parantezë. Shikoni se çfarë arrogance ka treguar Kryeministri aktual pas këtyre ndryshimeve kushtetuese? Praktikisht ai po vepron ashtu siç edhe këto mendime kushtetuese që dolën në Fletoren Zyrtare ishin konceptuar për të krijuar një superkryeministër. Tani ai përmes levave të veta rrëzon në Komisionin e Ligjeve dekretet e Presidentit, e trajton Presidentin si një figurë gjysmake. Sillet me arrogancë me Prokurorin e Përgjithshëm, sillet në të njëjtën formë për imunitetin e atyre që janë të lidhur me çështjen e Gërdecit. Sillet me arrogancë me opinionin publik në përgjithësi, sepse ndjehet i paprekshëm, ka një mburojë institucionale të paprekshme. Primitivizmi i tij politik që është shpalosur para viteve 1997 po ringjallet me një epsh të ri në tendencën e rrokjes të të gjitha pushteteve. Është dramatike kur sheh se sa jo vertebrale, se sa jo energjike është reagimi që bën opozita. Është një opozitë që rrezaton impotencë ndaj kësaj figure që u ushqye edhe nga këto mendime. Dua të them se të gjitha balancat institucionale që mbajnë në këmbë një shtet demokratik po lëkunden në themelet e tyre. Në këtë kontekst mendoj se Gjykata Kushtetuese, duke u mbështetur në ligj, e në të drejtën që ne apelojmë, do të bëjë një interpretim pozitiv. Nëse edhe Gjykata Kushtetuese nuk do të bëjë një interpretim të tillë, atëherë nuk do të ndjejmë trishtim për goditjen që do të marrë kauza, por për faktin se gjithnjë e më shumë bëhen të papërgjegjshmit. Nëse ekziston tendenca për ta vrarë instrumentin e demokracisë direkte mund të themi se Shqipëria vazhdon të bëjë hapa prapa. Por këtu nuk mbaron puna e komitetit, ai e mbaron punën kur t‘u japë mundësi shqiptarëve të shprehen përmes referendumit.
A ju bën përplasja me institucionet më pesimist për arritjen e qëllimit?
Unë në reagimin tim karakterizohem nga dy rryma të brendshme ///////////////shqiptërore. Kam një moment pesimizmi që lidhet me miopinë e disa politikanëve shqiptarë, sidomos opozitës, vet zotit Rama dhe atyre që e pasojnë. Ata nuk e kuptojnë se duke lëshuar terren dhe duke e ushqyer dëshirën e gjithëpushtetshme të zotit Berisha po krijojnë një ambient me oksigjen të rralluar të demokracisë. Në një farë kuptimi po bëjnë një vetëvrasje politike dhe kjo më bën pesimist. Kisha shpresuar se këta zotërinj të opozitës do të ishin një mur i vendosur për të mbrojtur qelizë pas qelize demokraticitetin e shoqërisë. Nga ana tjetër, nuk më lejohet, si kolegu juaj, si qytetar, që ky pesimizëm të më sugjerojë akte pesimiste në reagimin tim. Përkundrazi kërkohet të krijohet opinion sa më i gjerë për t‘i rezistuar avancimit të kësaj shfaqjeje të shëmtuar. Reagimi pra është "agresiv" dhe në kërkim të krijimit të një rezistence për mbrojtjen e lirive në Shqipëri. Në këtë pikëpamje, duke mos qenë euforik, por pa qenë edhe nënvleftësues në shpjegimin e dramaticitetit në të cilin po jetojmë, mendojmë se rruga që kemi nisur është e drejtë. Nuk dua të parashikoj, por është forca analitike që të bën të mendosh se pangopshmëria e mazhorancës aktuale për të grabitur segmente të caktuara institucionale nuk do të ndalojë. Shikoni debatin për çështjen e dekretit presidencial, shikoni sa e zbehtë ishte opozita, sa i paturpshëm ishte reagimi i Komisionit të Ligjeve që hodhi poshtë dekretet e Presidentit. Pra po sulmohet Presidenti, po dhunohet e drejta e tij, me qëllim kapjen e Gjykatës së Lartë. Pra çdo lloj segmenti ku nuk është depërtuar deri tani me njerëz besnikë ndaj mazhorancës nuk po ndalet së pushtuari. Tani Partisë Socialiste i ka mbetur të dorëzohet siç janë dorëzuar segmente të saj, ose të bashkohet me lëvizjen tonë të rezistencës.
Simboli
Komiteti për Kushtetutën, si mbrojtja e Parisit
Kur u pushtua Parisi në Luftën e Dytë Botërore në një kafene, që për koincidencë "Liberte", u mblodhën disa njerëz spontanisht. Teksa shkëmbyen cigare dhe morën kafe, kuptuan se kishin ardhur aty sepse gjëja më e shtrenjtë e tyre, Parisi, kishte pushuar së ekzistuari. Aty ata u gjendën në një kafene me një emërtesë simbolike, për të krijuar grupin e rezistencës për mbrojtjen e Francës dhe Parisit. Është një metaforë e largët, por shumë simbolike. Në këtë Komitet të Mbrojtjes së Kushtetutës u mblodhën njerëz që kanë dhe nuk kanë gjëra të përbashkëta. Por patën një sensibilitet të përbashkët, kështu lindi komiteti, kështu lindën firmëtarët nismëtarë që ju dërguan me seriozitet KQZ-së. Lindi si reagim spontan ndaj një krimi lirivrasës që ndodhi. Pasi dihet që këto janë tumore që i kanë pasojat nesër. Situata p.sh. me dekretet tanimë është pasojë e 21 prillit. Dhe këta njerëz patën kohezion për ta mbajtur këtë tezë të gjallë. Veprimet e tyre ishin një demonstrim force që sensibiliteti të ndikonte te njerëzit në mënyrë spontane. Menduam të sensibilizonim edhe KQZ-në, se kambanave të alarmit po ju bien edhe ish-presidentët që kanë qenë garantë të lirive kushtetuese, një poet si Dritëro Agolli, një mendje e lirë dhe e pavarur si Ardian Klosi. Njerëz të cilët mund të pinë apo jo kafe së bashku, por ata e pinë në kafen "Liberte". Kjo ishte një nga gjërat më të bukura të komitetit dhe këto do të krijojnë histori në historinë moderne shqiptare.