E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premçi gradohet drejtor i përgjithshëm

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave është miratuar vendimi i dhënies së gradës policore drejtorit të përgjithshëm të policisë Ahmet Premçi. Sipas Këshillit të Ministrave ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 20, pika 1, 36, pika 1, shkronja "ç", e pika 2, dhe 126, dhe propozimi është bërë nga Ministria e Brendshme. Aktualisht

kryekomisari Ahmet Prençi mban detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe për efekt të kalimit në sistemin e ri të gradave policore, i jepet grada "Drejtor i Përgjithshëm". Këshilli i Ministrave ngarkon Ministrinë e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë. Ahmet Premçi është një oficer me përvojë në radhët e Policisë së Shtetit dhe që nga viti 2006 ai ka mbajtur detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të cilën vazhdon ta mbajë edhe sot.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›