Kryen vepra të turpshme me minorenin, arrestohet
KORÇE - Një 30-vjeçar nga Korça është arrestuar, pasi akuzohet për kryerjen e veprave të turpshme me të mitur. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut, pohojnë se bëhet fjalë për Petrit Hoxhën, banues në lagjen Nr.4 të qytetit juglindor. Ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim për të njëjtën akuzë. Sipas policisë lokale, Hoxha bashkë me një të njohurin e tij, disa ditë më parë kanë kryer vepra të turpshme me një 13-vjeçar. Ka qenë një denoncim nga familjarët e minorenit, që ka çuar në nisjen e hetimeve dhe më tej në prangosjen e Petrit Hoxhës dhe shpalljen në kërkim të shokut (bashkëmoshatarit) të tij.
Nga hetimet e policisë ka rezultuar se dy 30-vjeçarët e kanë marrë minorenin në një banesë në lagjen e tyre, por nuk kanë abuzuar seksualisht me të. Por ajo që është klasifikuar në akuzë ka qenë konsumimi i veprave të turpshme, ku sipas të dhënave nga grupi hetimor, Hoxha e shoku i tij e kanë detyruar minorenin të zhvishet para tyre. Sipas burimeve të mësipërme, ajo që rëndon mbi dy të akuzuarit për këtë ngjarje, është fakti se e kanë marrë të miturin qëllimisht për të kryer vepra të turpshme me të. Pasi ka dalë nga banesa, minoreni është ankuar tek prindërit e tij për ndodhinë me dy të rriturit. Kanë qenë prindërit që i janë drejtuar policisë për këtë ngjarje, duke akuzuar me emra konkretë autorët e krimit. Pas denoncimit, policia ka arrestuar 30-vjeçarin Petrit Hoxha, ndërsa shoku i tij është shpallur në kërkim. Policia tha se identiteti i autorit të dytë nuk mund të bëhet i ditur për shkak të hetimeve dhe kërkimeve që po kryhen për kapjen e tij.
(s.g/balkanWeb)