Ekstradohet nga Greqia i kërkuari për vrasje
Interpol-Tirana në bashkëpunim me Interpol-Athinën në Greqi ka bërë të mundur ekstradimin e shtetasit Rebani Luan Gjonaj, 32 vjeç lindur në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 23 vjet heqje lirie, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve të armëve luftarake.
Shtetasi Rebani Gjonaj në datën 07.12.1999, rreth orës 18:30, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të disa lokaleve në fshatin Levan, ka vrarë me pistoletë shtetasin Marenglen Zeneli, me të cilin kishte pasur një konflikt kohët e fundit për motive të dobëta.